Bota

Ishte fshehur në një kamion, sekuestrohen 419 kilogramë kokainë në Kili

Në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm i Kilit dhe Sigurisë Publike Ischia Sitses njoftoi riaktivizimin e një këshilli kundër krimit të organizuar.

25 Qershor 2022, 09:35 Nga j.c
Ishte fshehur në një kamion, sekuestrohen 419 kilogramë
Kili

KILI- Ministria e brendshme dhe e sigurisë publike ka njoftuar se a autoritetet kiliane kanë sekuestruar 419 kilogramë kokainë, ngarkesa më e madhe që kanë gjetur këtë vit, ndërkohë që qeveria e vendit intensifikon luftën kundër krimit të organizuar.

Sipas Zougla, policia ka bërë arrestimin në flagrancë të dy personave të cilët ngarkesën e drogës brenda një kamioni. Kamioni hyri në Kili nga kufiri verior me Bolivinë dhe u nis për në kryeqytetin Santiago. Vlera për shitjen e 419 kg kokaine arrin rreth 11 milionë dollarë.

Në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm i Kilit dhe Sigurisë Publike Ischia Sitses njoftoi riaktivizimin e një këshilli kundër krimit të organizuar. Ky këshill do të bëjë që së bashku me organet e tjera publike, do të ndihmojë në monitorimin e rrjedhës së fondeve nga aktivitetet e paligjshme.

kili droge 419 kg kokaine

Sondazh

Poll