Bota

Statusi kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, zëdhënësja ruse: Liderët e BE-së s'mendojnë pasojat negative

Megjithëse mund të duhen vite që vendet t'i bashkohen bllokut evropian, vendimi për t'i pranuar ata si kandidatë është një simbol i synimit të BE-së për të arritur thellë në ish-Bashkimin Sovjetik.

24 Qershor 2022, 22:59 Nga k.m.

 

Statusi kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë,
Maria Zakharova

 

MOSKË- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se vendimi i liderëve të Bashkimit Evropian për të pranuar Ukrainën dhe Moldavinë si kandidatë për anëtarësim, do të ketë pasoja negative. Megjithëse mund të duhen vite që vendet t'i bashkohen bllokut evropian, vendimi për t'i pranuar ata si kandidatë është një simbol i synimit të BE-së për të arritur thellë në ish-Bashkimin Sovjetik.

"Me vendimin për t'i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendeve kandidate, Bashkimi Evropian ka konfirmuar se vazhdon të shfrytëzojë në mënyrë aktive CIS në një nivel gjeopolitik, për ta përdorur atë për të 'përmbajtur' Rusinë. Ata nuk po mendojnë për pasojat negative të një hapi të tillë,"-tha ajo në një deklaratë për shtyp.

Ditën e djeshme, Këshilli i Europës vendosi t’i japë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendeve kandidate për në Bashkimin Europian. Lajmin e dha vetë presidenti i KE, Charles Michel dhe kreu i shtetit francez, Emmanuel Macron./ Marrë nga Reuters

maria zakharova samiti i brukselit

Sondazh

Poll