Bota

LUFTA/ Forcat ukrainase tërhiqen nga Sievierodonetsk, gjermanët përballen me 3-fishimin e çmimit të gazit

Një tërheqje ukrainase do të ishte e rëndësishme sepse do të linte të gjithë Luhanskun nën kontrollin rus, me përjashtim të qytetit të Lysychansk.

25 Qershor 2022, 08:23 Nga j.c
LUFTA/ Forcat ukrainase tërhiqen nga Sievierodonetsk, gjermanët
Foto ilustruese

UKRAINË- Lufta në Ukrainë hyn në ditën e 122- të. Forcat ukrainase janë urdhëruar të tërhiqen nga Severodonetsk, një objektiv kryesor i rusëve në Donbass. Ndërkohë që qyteti i Lysychansk është i bllokuar nga jugu nga forcat e armatosura ruse. Forcat ukrainase janë urdhëruar të tërhiqen nga Severodonetsk, sipas zyrtarit të lartë rajonal.

Një tërheqje ukrainase do të ishte e rëndësishme sepse do të linte të gjithë Luhanskun nën kontrollin rus, me përjashtim të qytetit të Lysychansk. Luhansk, një rajon kryesisht rusishtfolës në Ukrainën lindore, është një prioritet kyç për presidentin Vladimir Putin.

Nga ana tjetër një zyrtar i lartë i energjisë ka thënë se konsumatorët gjermanë mund të përballen me një trefishim të çmimeve të gazit në muajt e ardhshëm. Kjo vjen pas bllokimit të  dërgesave nga Rusia në Europë. Moska uli fluksin e gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 me 40% javën e kaluar, duke përmendur arsyet teknike që Berlini i hedh si pretekst, duke shkaktuar një rritje katër deri në gjashtëfish të çmimeve të tregut.

Këshilli Evropian ka miratuar 9 miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën. Në një deklaratë të bërë nga kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki, në samitin e Këshillit Evropian në Bruksel të premten ai kërkoi ndihma financiare për luftën që ka nisur prej katër muajsh.

Sipas prokurorisë rajonale të qytetit jugperëndimor Rusia ka lëshuar 70 raketa në Odesa që nga 24 shkurt. Sipas prokurorisë, shumica e raketave kanë shënjestruar zonat e banuara dhe shërbimet publike.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll