Bota

Vrasja e Elenës në Itali/ Nëna kreu krimin për 1 orë e 9 minuta, kthehet në banesë e pashqetësuar

Pas një ore e nëntë minuta më vonë, gruaja shihet vetëm në makinë, pa fëmijën e saj duke u nisur për në shtëpi.

25 Qershor 2022, 08:33 Nga A.B
Vrasja e Elenës në Itali/ Nëna kreu krimin për 1 orë e
Makina

ITALI- Pamjet e fundit të vrasjes së Elena Del Pozzos në Catania janë bërë publike nga mediat italiane. Një orë e nëntë minuta. Kaq do i mjaftonte Martina Patti për të vrarë vajzën e saj 5-vjeçare më 13 qershor në Catania. Në pamjet e ndara nga Tgcom24 shihet gruaja duke sjellë fëmijën në shtëpi, për të dalë sërish me të pas 24 minutash.

Teksa nëna po shkonte për në shtëpi, vogëlushja është e ulur në sediljen e përparme. Ndërkohë, kur ato dolën sërish, nëna po e çonte Elenën në fushën ku u gjet kufoma.

Pas një ore e nëntë minuta më vonë, gruaja shihet vetëm në makinë, pa fëmijën e saj duke u nisur për në shtëpi. Duart e saj ishin vendosur fort në timon dhe nuk duket se kishte asnjë shenjë nervozizmi nga ana e Martinës.

vrasja e elenes ne itali itali

Sondazh

Poll