Bota

VD- Sulm brenda klubit të homoseksualëve në Oslo, 2 të vrarë dhe dhjetë të plagosur

Sulmi me armë ndodhi në Londrën Pub, një klub nate popullor në komunitetin e homoseksualëve në qendër të Oslos.

25 Qershor 2022, 07:29 Nga A.B
VD- Sulm brenda klubit të homoseksualëve në Oslo, 2 të
Oslo

NORVEGJI- Dy persona janë vrarë dhe dhjetë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një klub nate në Oslo. NRK dhe media të tjera norvegjeze raportuan se sulmi me armë ndodhi në Londrën Pub, një klub nate popullor në komunitetin e homoseksualëve në qendër të Oslos.

Videot në mediat sociale tregojnë shërbimet e urgjencës jashtë Londrës Pub në Oslo.

Departamenti i Policisë së Oslos tha: “Dy persona u konfirmuan të vdekur në incidentin e të shtënave. Ka disa të plagosur rëndë”.

Sipas mediave lokale, një person është arrestuar pranë vendit të ngjarjes. Rreth orës 02:00 (me orën lokale, 03:00) policia norvegjeze njoftoi se kishte arrestuar një të dyshuar, ndërsa motivi i sulmit mbetet i paqartë.

Pamjet e transmetuara nga rrjetet norvegjeze tregojnë jehonën e sulmit në lokalin e natës, ku në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca dhe makina patrullimi.

"Parada e krenarisë" vjetore është planifikuar të zhvillohet ditën e sotme në Oslo nga komuniteti LGBTQI i kryeqytetit norvegjez . 

sulm ne oslo sulm me arme zjarri

Sondazh

Poll