Bota

“Do të miratojmë konferencën e parë”, Bullgaria: Nuk kemi shtuar asnjë kërkesë të re për Maqedoninë e Veriut

Në postim shkruhet se Bullgaria do e miratojë konferencën e parë, menjëherë pas nënshkrimit të protokollit dypalësh.

24 Qershor 2022, 22:05 Nga I.A
“Do të miratojmë konferencën e parë”, Bullgaria:
flamujt

BULLGARI- Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka treguar se është e gatshme që të miratojë konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut me BE-në. Këtë gjë e ka bërë të ditur Ministrja e Jashme bullgare, me anë të një postimi në Twitter. Në postim shkruhet se Bullgaria do e miratojë konferencën e parë, menjëherë pas nënshkrimit të protokollit dypalësh.

Postimi i Plotë:

Kuvendi sot miratoi vendim për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne nuk kemi shtuar asnjë kërkesë të re për Shkupin dhe jemi të gatshëm që të miratojmë konferencën e parë ndërqeveritare sapo miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut të nënshkruajnë protokollin, siç u diskutua nga ministrat e jashtëm.

Kuvendi në Bullgari votoi sot me 170 vota pro propozimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për të arritur në një zgjidhje të ngërçit me veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Sipas propozimit francez, Maqedonia e Veriut duhet të pranojë në Kushtetutë se bullgarët janë një nga etnitë konstituive të vendit. Ndërkohë që Maqedonia e Veriut tha të premten se tre tema kryesore kishin nevojë për sqarime përpara se të binte dakord për marrëveshjen.

bullgari maqedonia e veriut

Sondazh

Poll