Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Rroli në Laç, autori: Më rrahën e thyen këmbët. Shkova dhe mora hak

Llej Lika ka pranuar se ka qëlluar ndaj bashkëfshatarit të tij në 10 dhjetor 2021, e sipas tij, ngjarjen e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi Rakip Rroli, së bashku me dy djemtë dhe shokët e tyre në muajin korrik 2021, e kishin rrahur me sende të forta në qendër të fshatit.

24 Qershor 2022, 18:26 Nga k.m.
Vrasja e biznesmenit Rroli në Laç, autori: Më rrahën e
Rakip Rroli

KURBIN- Prokuroria e Kurbinit i ka dhënë fund hetimit për vrasjen e Rakip Rrolit, ngjarje kjo që tronditi qytetin e Laçit një vit më parë. Për hetuesit vrasja është kryer nga Llej Lika dhe Klaudio Gjexhaj, të cilët do të përballen me Gjykatën, me statusin e të pandehurit. 

Siç bëhet me dije gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews", Llej Lika ka pranuar se ka qëlluar ndaj bashkëfshatarit të tij në 10 dhjetor 2021, e sipas tij, ngjarjen e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi Rakip Rroli, së bashku me dy djemtë dhe shokët e tyre në muajin korrik 2021, e kishin rrahur me sende të forta në qendër të fshatit. Madje shtoi se i kishin thyer dy këmbët, duke sjellë probleme në ecje.

Autori në dëshminë e tij, ka treguar se për kryerjen e vrasjes së Rakip Rrolit, ka bashkëpunuar me shokun e tij, Klaudio Gjexhaj. Ky i fundit fillimisht ka treguar se ka qenë rastësisht në makinën e përdorur në vrasje, por pas analizimit të pamjeve filmike ka rezultuar se në fakt, në vrasje ai luajti rolin e shoferit. Po ashtu, Lika ka treguar se mëngjesin e 10 dhjetorit 2021 kanë mbajtur në mbikqyrje shtëpinë e Rakip Rrolit, me shpresën e daljes së tij ose djemve nga shtëpia. Në mënyrë që më pas të hakmerrej. Madje sipas dëshmisë së vetë Llej Likës dhe banorëve të zonës, pas kryerjes së krimit, Lika ka shkuar në vendin ku ishte dhunuar në 8 korrik 2021 nga Rakipi dhe dy djemtë e tij, duke qëlluar një breshëri automatiku në ajër dhe bërtitur me zë të lartë se e kishte marrë hakun.

Ndërsa Llej Likës dhe Klaudio Gjexhaj do të gjykohen për vrasje, Prokuroria e Kurbinit ka vendosur të pushojë ndjekjen penale për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”, ndaj babait të Llej Likës, Skënder Likës, dhe minorenit David Gega, të cilët u proceduan pas ngjarjes.

rakip rroli llej lika

Sondazh

Poll