Aktualitet

Banorët e Luginës së Drinit protestë kundër ndërtimit të Skavicës: Dibra e ka tokën e shenjtë

Qytetarët kanë deklaruar se ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës do të thotë shkatërrim për natyrën.

24 Qershor 2022, 17:06 Nga I.A
Banorët e Luginës së Drinit protestë kundër
Qytetaret ne proteste

DIBËR- Banorët e Dibrës kanë dalë në protestë ditën e sotmë për shkak të projektit të Hidrocentralit të Skavicës. Qytetarët kanë deklaruar se ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës do të thotë shkatërrim për natyrën.

“Kjo është zhdukje e përjetshme e kësaj toke,” tha një qytetar.

“Ky njeri nuk pyet askënd dhe nuk lajmëron askënd se duket regjistrimi i pronave, kur dihet de Dibra e ka tokën e shenjtë. Kjo nuk është çështje politike, por çështje buke. Nuk ëhstë për përfitim kombëtar, por për të marrë përfitimin,” tha një tjetër qytetar.

hidrocentrali i skavicës

Sondazh

Poll