Aktualitet

240 banorë dëshmuan në SPAK për autokombanjnën, fermeri: S'kam probleme, shteti na la të lirë

Bektash Shtëpenja tha se të gjitha të ardhurat i ka siguruar nga puna e tij, ndërsa i biri i dënuar për drogë ka shlyer të gjitha detyrimet para ligjit.

24 Qershor 2022, 17:52 Nga k.m.
240 banorë dëshmuan në SPAK për autokombanjnën,
Bektash Shtëpenja

ELBASAN- Nuk pranoi të shkonte për të dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sepse ishte në fushatë korrje gruri, e po nga fushat e ka dhënë intervistën. Bëhet fjalë për fermerin Bektash Shtëpenja, i cili ka rënë në ‘rrjetën’ e Operacionit Forca e Ligjit.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Shtëpenja tha se të gjitha të ardhurat i ka siguruar nga puna e tij, ndërsa i biri i dënuar për drogë ka shlyer të gjitha detyrimet para ligjit.

“Unë jam në proces gjyqësore tek SPAK. Shkak është bërë djali se ka bërë një...ra në burg. E ka vuajtur vetë dënimin. Se 3, se 4 vite u dënua. Kur e mora vesh unë ai doli nga burgu. Këtu është djali, është në shtëpi. Më ka kapur ligji i OFL, por di që problemin tim, di që e kam dosjen e pastër. Është në proces gjykimi. Unë punoj që nga vitit 1991 me autokombanjë. Paguhem me para në dorë. Shteti na ka lënë të lirë dhe ne kemi vazhduar pa licensë. Shtëpia është ndërtuar që nga sistemi. Katin e dytë e bëra në kohën e demokracisë,”-tha ai gjatë intervistës.

Dy ditë më parë, 240 fshatarë, banues të Kozare të Kuçovës u paraqitën për të dëshmuar në SPAK. Ata janë shprehur se Shtëpenja është një njeri i ndershëm, punëtor dhe që gjithë jetën është marrë me grurë e jo me trafik droge. Shtëpenja ka një djalë të dënuar për trafik droge dhe prostitucion e për rrjedhojë, SPAK pretendon se pasuria që zotëron është e ngritur me paratë e krimit. Ndërsa vetë Shtëpenja thotë se gjithçka që ka e ka përfituar duke shitur grurin që korr me autokambajnën e tij prej vitesh, por që nuk ka pasur kurrë NIPT e nuk mund të deklarojë faturat. 

bektash shtëpenja andra dingu gjyqi i pazakonte ne spak

Sondazh

Poll