Aktualitet

Zbulohen çerdhe prostitucioni në Tiranë, arrestohen vajzat që menaxhonin qendrat e masazhit në 'ish-Bllok' dhe te '21 Dhjetori'

U proceduan penalisht në gjendje të lirë A. Ll., Xh. T., për veprën penale "Prostitucioni" dhe A. L., për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D..

24 Qershor 2022, 15:19 Nga F.M
Zbulohen çerdhe prostitucioni në Tiranë, arrestohen vajzat
Foto Ilustruese

TIRANË- Zbulohen dy qendra prostitcioni në Tiranë! Bëhet fjalë për dy biznese që ishin hapur si qendra masazhesh, por që përdoreshin për prostitucion. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se J. D., 30 vjeçe dhe R. L., 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, janë arrestuar dhe akuzohen për veprën penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", pasi administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur "Ish-Blloku" dhe në zonën e quajtur "21 Dhjetori". Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë A. Ll., Xh. T., për veprën penale "Prostitucioni" dhe A. L., për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D..

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "SPA". Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Goditen 2 raste të shfrytëzimit të qendrave të masazheve për prostitucion, vihen në pranga 2 shtetase. Procedohen penalisht 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në 2 qendra masazhesh, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "SPA". Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetaseve:- J. D., 30 vjeçe dhe R. L., 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion". Shtetaset J. D. dhe R. L. administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur "Ish-Blloku" dhe në zonën e quajtur "21 Dhjetori". Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale "Prostitucioni" dhe A. L., për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

prostitucion ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll