Aktualitet

Matura/ Dalin notat e provimit të gjuhë-letërsisë, vetëm 4 ekselentë. Mbi 300 ngelësa

Nga 29 731 maturantë në total që kanë kryer provimin kanë ngelur 383 prej tyre.

24 Qershor 2022, 18:03 Nga k.m.
Matura/ Dalin notat e provimit të gjuhë-letërsisë,
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Mësohet se nga 29 731 maturantë në total që kanë kryer provimin kanë ngelur 383 prej tyre. Ndërsa notën maksimale e kanë marrë vetëm 4 maturantë.

"Ky ishte provimi i gjuhës shqipe dhe letërsise, të cilin e kryen në total 29731 maturantë. 383 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98.71% ndërsa nota mesatare është 7.45,"- thuhet në njoftim.

Deri më tani kanë dalë edhe rezultatet e provimit të parë, të gjuhës së huaj me detyrim, konkresisht ajo angleze. Ndërsa priten ende notat e matematikës dhe të provimit të lëndëve me zgjedhje. 

Për të parë notën tuaj: KLIKONI KËTU

matura 2022

Sondazh

Poll