Aktualitet

Gjykata lë në fuqi pezullimi për ushtrimin e profesionit, Edvin Prifti: Nuk prishen provat duke operuar njerëzit

Togat e zeza kanë refuzuar, duke lënë në fuqi vendimin që Prifti të mos ushtrojë profesionin e tij. 

24 Qershor 2022, 13:01 Nga A.B
Gjykata lë në fuqi pezullimi për ushtrimin e profesionit, Edvin
Edvin Prifit

TIRANË- Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën për heqjen e masës së pezullimit të ushtrimit të profesionit për mjekun Edvin Prifti. Togat e zeza kanë refuzuar, duke lënë në fuqi vendimin që Prifti të mos ushtrojë profesionin e tij. 

Me ironi e ka kaluar këtë vendim mjeku. 'Nuk prishen provat duke operuar njerëzit nga zemra'- është shprehur Prifti. 

VENDIMI I GJYKATËS:

Sot më datë 24.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi  lidhur me çështjen nr. 22, datë 15.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka zgjatur me 3 (tre) muaj masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 13, datë 28.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke i ndaluar plotësisht të drejtën e ushtrimit të detyrës”, në ngarkim të shtetasit E.P., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi: – Miratimin e vendimit nr. 54, datë 28.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Emri i Priftit doli në skenë fillimisht pas arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Ai doli në përgjime ku bisedonte me kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën jashtë radhë në këmbim të parave. Prifti u arrestua, më pas u lirua, por nuk është kthyer ende në detyrë. Madje së fundmi i është hapur edhe një dosje e re. Prifti është kallëzuar nga një person që pretendon se i ka lënë nënën të vdesë dhe nuk i ka dhënë mjekimin e nevojshëm pasi nuk ka marrë paratë që ka kërkuar.

Emri i Priftit doli dhe në aksionin për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.

edvin prifti

Sondazh

Poll