Aktualitet

Aktorja Ceno: Bashkia Tiranë nisi një projekt për park tek Liqeni i Thatë, sot ndërtohet pallat

Ceno ka postuar dhe foto e krahas tyre shkruan se dikush ka rrethuar vendin me një gardh llamarine dhe nuk ka vendosur asnjë tabelë në lidhje me punimet që po kryhen.

24 Qershor 2022, 10:39 Nga F.M
Aktorja Ceno: Bashkia Tiranë nisi një projekt për park tek Liqeni
Egla Ceno

TIRANË- Aktorja Egla Ceno ka denoncuar ngritjen e një pallati në një zonë tek Liqeni i Thatë. Në një postim në Facebook, Ceno shkruan se në një zonë të Liqenit të Tahtë, Bashkia Tiranë ka rreth gjashtë muaj që ka vendosur një tabelë për nisjen e punimeve të projektit që do e shndërronte në park dhe pedonale. Por në vend të atij projekti, ka nisur ndërimi i një pallati. Ceno ka postuar dhe foto e krahas tyre shkruan se dikush ka rrethuar vendin me një gardh llamarine dhe nuk ka vendosur asnjë tabelë në lidhje me punimet që po kryhen.

Denoncimi i plotë:

Eshte nje zone ne Liqenin e Thate, aktualisht me shkurre e ferra, ku Bashkia Tirane ka rreth 6 muaj qe ka vendosur tabele per nisjen e punimeve te projektit qe do e shnderronte ne park dhe pedonale.  Ne vend te nisjes se punimeve per te zbatuar kete projekt te miratuar dhe te ekspozuar ne terren nga vet Bashkia, po nisin punimet per ndertim pallati.  Dikush, nuk dihet se kush, ka ngritur gardh llamarine pa asnje tabele shpjeguese per tipologjine e punimeve qe do zhvillohen.

Raportimet ne polici nga komuniteti nuk konkludojne ne asnje pergjigje, policia nuk ka asnje informacion, njesia bashkiake nuk ka asnje informacion, IKMT eshte “momentalisht e paarritshme”, denoncimet neper portale qeveritare “shqiperiaqeduam.al” nuk na kane kthyer asnje xhevap deri me tani.  Dime vetem qe nga zone jeshile, rrezikon (a ndoshta eshte kthyer tashme) ne zone ndertimi.  Ftoj zyrat e kompetencave, te bejne nje verifikim serioz, qe mos te ndihemi qytetare te dores se dyte, e te trete ne vendin ku jetojme. Komuniteti i rr. Hamdi Garunja, Liqeni i Thate.

Aktorja Ceno: Bashkia Tiranë nisi një projekt për park tek Liqeni
Denoncimi

egla ceno bashkia tirane liqeni i thate

Sondazh

Poll