Aktualitet

OPERACION antidrogë në Divjakë/ 80 efektivë të ndarë në 12 grupe ushtrojnë kontrolle në sera dhe magazina

Me mbështetje të FNSH Fier, kontrollet e imtësishme janë ushtruar në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Divjakë.

24 Qershor 2022, 09:22 Nga A.B
OPERACION antidrogë në Divjakë/ 80 efektivë të
Divjake

DIVJAKË- Kontrolle nga policia e shtetit. Ditën e djeshme, në të gjithë qarkun e Fierit janë ushtruar kontrolle për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. 

Me mbështetje të FNSH Fier, kontrollet e imtësishme janë ushtruar në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Divjakë. 80 efektivë policie të Komisariatit të Policisë Divjakë, të DVP Fier dhe të FNSH Fier ngritën 12 grupe për kontroll në 264 sera, minisera, banesa të braktisura, magazina të ndryshme, ambiente të hapura. Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, nuk u konstatua ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike. Kontrolli i territorit do të vijojë çdo ditë në të gjithë qarkun e Fierit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon kontrolli masiv në të gjithë territorin e qarkut Fier, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Ditën e djeshme, me mbështetje edhe të FNSH Fier, kontrollet e imtësishme janë ushtruar në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Divjakë. 80 efektivë policie të Komisariatit të Policisë Divjakë, të DVP Fier dhe të FNSH Fier, gjatë ditës së djeshme, kanë ushtruar kontroll masiv në territor, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. 12 grupet e kontrollit të ngritura në Divjakë, kanë ushtruar kontrolle në 264 sera, minisera, banesa të braktisura, magazina të ndryshme, ambiente të hapura etj. Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, nuk u konstatua ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike. Kontrolli i territorit do të vijojë çdo ditë në të gjithë qarkun Fier, në përmbushje të prioritetit kryesor, parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike.

operacion antidroge ne divjake divjake

Sondazh

Poll