Aktualitet

Harta gjyqësore, avokatët grevë në 5 rrethe, në Korçë avokatët bojkotojnë masat e sigurisë

Avokatët kanë vendosur të bojkotojnë gjykatat e rretheve në Korçë, Krujë, Lushnje, Gjirokastër dhe Shkodër.

24 Qershor 2022, 10:13 Nga A.B
Harta gjyqësore, avokatët grevë në 5 rrethe, në
Harta e re gjyqesore

TIRANË- Edhe sot ka vijuar bojkoti i avokatëve pas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore. Avokatët kanë vendosur të bojkotojnë gjykatat e rretheve në Korçë, Krujë, Lushnje, Gjirokastër dhe Shkodër.

Në Korçë nuk do të ketë bojkot të vetëm seancave gjyqësore por edhe të masave të sigurisë. Kjo është një problematikë thelbësore, pasi seanca e masës së sigurisë nuk mund të kryhet pa prezencën e avokatit mbrojtës. Por duke qenë se sipas ligjit dhe Kushtetutës vleftësimi i arrestit duhet të bëhet brenda 72 orësh në Gjykatë, në rast të kundër arrestimi quhet i paligjshëm atëherë rrezikohet që disa dhjetëra të arrestuar të lirohen.

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll