Politike

Berisha: Po ta zhveshësh Ramën, del një Spartak Ngjelë më i rrjedhur se ai

Berisha komentoi paraqitjen e kryeministrit Edi Rama në samitin e BE në Bruksel

24 Qershor 2022, 11:25 Nga A.B
Berisha: Po ta zhveshësh Ramën, del një Spartak Ngjelë
Sali Berisha

TIRANË- Konferencën me mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk e la pa batuta. Sot, ai komentoi paraqitjen e kryeministrit Edi Rama në samitin e BE në Bruksel. Kreu i PD-së, tha se po ta zhveshësh Ramën nuk del asgjë tjetër veçse Spartak Ngjela të cilin e quan më të rrjedhur se ai. 

'Edi Rama me gjuhën e ordinerit ndaj pengmarrëses Bullgarisë sipas tij dhe të marrurve peng 27 vendeve anëtare të BE-së sipas tij, dëshmon qartë se axhenda e tij nuk është BE por absolutisht Ballkani i Putinit dhe aleanca trilaterale me Vuçiç. Edi Rama nuk do Ballkanin e Berlinit, apo të Bruksleit, atë nuk e do as Lavrov sepse ai Ballkan bazohet në kritere. Dënoj me forcën më të madhe fyerjet që i bëri Bullgarisë. Bullgaria një mik i çmuar dhe e ka treguar veten. Po kaq ai ka fyer dhe vendet anëtare të BE-së të cilët i ka shpallur peng të Bullgarisë. Të marra peng dhe ndiej keqardhje tha për BE-në. Në fund të fundit po ta zhveshësh nuk del gjë tjetër vetëm një Spartak Ngjelë më i rrjedhur se ai”, tha Berisha

sali berisha 24 qershor 2022 foltorja per pd sali berisha sali berish

Sondazh

Poll