Aktualitet

Makina përfundoi brenda lokalit/ Detaje nga aksidenti në Lezhë, mësuesja sapo ishte pajisur me patente

Mësuesja, e cila sapo ishte pajisur me leje drejtimi, i kishte marrë automjetin një kolegut të saj dhe sapo ka dalë në rrugë, ka humbur kontrollin e makinës

24 Qershor 2022, 09:14 Nga A.B
Makina përfundoi brenda lokalit/ Detaje nga aksidenti në Lezhë,
Makina

LEZHË- Ditën e djeshme në fshatin Tresh të Lezhës ndodhi një aksident. Një mjet u fut në brendësi të një lokali duke goditur një qytetar i cili ishte ulur në lokal dhe po konsumonte kafen e mëngjesit.

Aksidenti i pazakontë u regjistrua rreth orës 9:00 në rrugën e vjetër nacionale Lezhë-Milot, pranë fshatit Tresh. është zbuluar se mjetin “Volksvagen” po e drejtonte një mësuese, e cila humbi kontrollin dhe përfundoi në ambientet e lokalit. 

Mësuesja, e cila sapo ishte pajisur me leje drejtimi, i kishte marrë automjetin një kolegut të saj dhe sapo ka dalë në rrugë, ka humbur kontrollin e makinës, në të cilën udhëtonin dhe persona të tjerë si pasagjerë. Drejtuesja e automjetit u shoqërua në polici, ku dha sqarimet e saj rreth ngjarjes e më pas u la e lirë.

aksident ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll