Aktualitet

E përplasi makina në Fier, ndërron jetë 15-vjeçarin

Drejtuesi i makinës, Egzon Berisha është vënë në pranga.

24 Qershor 2022, 08:09 Nga F.M
E përplasi makina në Fier, ndërron jetë 15-vjeçarin
Foto Ilustruese

FIER- Një 15-vjeçar që u përplas një ditë më parë nga makina, ka ndërruar jetë. Mësohet se i mituri ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit, vetëm pak kohë pasi ishte dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pas aksidentit. Rreth orës 22:00, 15-vjeçar ishte duke udhëtuar me biçikletë në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, kur një automjet tip “Audi” e aksidentoi. Drejtuesi i makinës, Egzon Berisha është vënë në pranga.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja. Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

egzon berisha aksident ne fier

Sondazh

Poll