Bota

Haradinaj ironizon mos liberalizimin e vizave: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës.

23 Qershor 2022, 22:46 Nga I.A
Haradinaj ironizon mos liberalizimin e vizave: Sot nuk humbi Albini, por populli
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës.

"Sot nuk humbi Albini por populli i Kosovës. Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët por as sot nuk e morëm," ka shkruar ai shkurtimisht në Facebook.

Ndërkohë presidentja e vendit Vjosa Osmani, që po merr pjesë në samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, tha se Kosova ka marrë mbështetje deklarative për liberalizimin e vizave.

ramush haradinaj vjosa osmani

Sondazh

Poll