Aktualitet

Aksident në rrugën Shkodër-Koplik, makina përplas gruan me biçikletë

Viktima mësohet se udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një automjet në fshatin Shtoj i Vjetër.

22 Qershor 2022, 22:24 Nga k.m.
Aksident në rrugën Shkodër-Koplik, makina përplas gruan me
Foto ilustruese

SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekje është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Viktima mësohet se udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një automjet në fshatin Shtoj i Vjetër.

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj në afërsi të një kompleksi sportiv. Policia bën me dije se një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet G.B. duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, të cilat momentalisht janë të paqarta. Paraprakisht, aksi ku ka ndodhur aksidenti konsiderohet si një ndër më problematikët, kjo për shkak të mungesës së ndriçimit në rrugë.

 

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll