Aktualitet

Grabitën në Fier, PAMJET kur 'hajdutët' kalojnë të qetë në rrugë, s'i ndajnë qeset nga duart

Sot, Dosja.al janë siguruar edhe pamjet nga momenti kur dy grabitësit largohen nga skena.

22 Qershor 2022, 21:43 Nga k.m.
Grabitën në Fier, PAMJET kur 'hajdutët' kalojnë
Pamje nga kamerat e sigurisë

FIER- Një banesë pranë qendrës se qytetit të Fierit është grabitur rreth një muaj më parë. Sot, Dosja.al janë siguruar edhe pamjet nga momenti kur dy grabitësit largohen nga skena. Autorët e grabitjes janë ende në kërkim nga policia, ndërsa në pamje duke fare qartë se për kë bëhet fjalë.


Grabitja ka ndodhur në orët e mëngjesit, e dyshohet që grabitësit, të cilët mendohet se kanë qenë dy, kanë vëzhguar pronarët e banesës teksa shkojnë në punë, për t’u futur më pas në banesën e tyre.


Nga ky i fundit kanë arritur të marrin një sasi parash si dhe bizhuteri, ndërsa ngjarja është denoncuar edhe në policinë e Fierit rreth një muaj më parë. Deri më sot autorët nuk janë gjetur, ç’ka të bën të mendosh që nuk mund të jenë nga qyteti i Fierit.

fier grabitje ne fier

Sondazh

Poll