Politike

Kriza politike, mesazhi i Metës: Domatet duan ende kohë për t’u pjekur, do presim (FOTO)

28 Korrik 2019, 11:38 Nga DOSJA
Kriza politike, mesazhi i Metës: Domatet duan ende kohë për

Tiranë-Presidenti i vendit Ilir Meta ka edhe sot një mesazh për krizën politike në vend. Ai ka publikuar një foto në Facebook ku shfaqet domatet duan ende kohë për t’u pjekur por do durojmë edhe pak.  “Përshëndetje miq! Domatet duan ende kohë për t’u pjekur. Do durojmë edhe ca!”, shprehet Meta.

Disa ditë më parë presidenti Ilir Meta i dërgoi një letër OSBE-së për krizën politike që të ndërhyjnë në dialog me palëve.

Ai iu bërë thirrje palëve politike që të dialogojnë. Meta shtoi se Rama duhet të të heqë dorë nga shantazhet dhe se 13 tetori detyrim ligjor. (lexo këtu)

Vijon kriza politike. Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike mesazhi i metës kriza politike mesazhi i metës

Sondazh

Poll