Politike

Negociatat e BE me Shqipërinë, kryeministri i Italisë: I mbështesim

Draghi tha se Italia mbështet negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

22 Qershor 2022, 10:18 Nga A.B
Negociatat e BE me Shqipërinë, kryeministri i Italisë: I
Mario Draghi

ITALI- Kryeministri Mario Draghi ka mbështetur Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Gjatë fjalimit të mbajtur ditën e djeshme në senat, Draghi tha se Italia mbështet negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

"Italia mbështet negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut"- është shprehur Draghi, raporton Euractiv.

Po ashtu ai deklaroi se Italia do të mbështesë Ukrainën drejt rrugës në BE dhe në luftën e hapur me Rusinë. 

“Qeveria italiane, së bashku me BE-në dhe G7, synon të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, siç na ka thënë ky Parlament të bëjmë”, tha Draghi. 

mario draghi anetaresimi i shqiperise drejt be samiti i brukselit

Sondazh

Poll