Politike

VD-Kreu i KQZ-së kërkon kontroll për financat e partive: Nuk u gjejmë dot as adresat

Ai përmendi edhe adresat e partive që sipas tij, gjenden me vështirësi, pasi asnjë nga kryetarët nuk i lë të dhënat e sakta.

22 Qershor 2022, 10:43 Nga F.M
VD-Kreu i KQZ-së kërkon kontroll për financat e partive: Nuk u
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka kërkuar që të bëhet transparencë në lidhje me financat e partive politike, në tryezën 'Integriteti dhe besimi në zgjedhjet në Shqipëri', Celibashi tha se partitë në Shqipëri kanë shumë mangësi në të dhënat e tyre. Ai përmendi edhe adresat e partive që sipas tij, gjenden me vështirësi, pasi asnjë nga kryetarët nuk i lë të dhënat e sakta.

"Ne diskutime me përfaqësues politik mendoj se ardhur koha edhe rregullimi i palëve te treta i personave jo politik, ka ardhur koha të përfshihet në monitorim edhe shkrimet ne rrjetet sociale. Sot raportimi i partive politike është formal dhe sipërfaqësor i asaj që partitë deklarojnë. S’kemi autorizim ligjor për të shkuar më thellë. KQZ t’i jepet autorizime apo një institucioni tjetër për te bere verifikime çfarë prezantohet ne raport. Mendojmë se ndryshimet ne përgjithësi duhet te përfshijnë jo vetëm kodin ligjor por edhe ligjin për partitë politike. Edhe brenda partive politike mendojmë se ka pak transparencë. 131 parti politike sipas KQZ  te regjistruara, per me shume se 50% ska info për adresat apo organin drejtues. Mospërmbushja e këtij detyrimi duhet ta penalizojë deri ne mos-regjistrim ne zgjedhje,"- tha Celibashi. 

ilirjan celibashi integriteti dhe besimi në zgjedhjet në shqipëri

Sondazh

Poll