Politike

Parku i Butrintit, Kumbaro i përgjigjet Metës: Do të mbetet nën administrimin e shtetit

Kumbaro u shpreh se Butrinti nuk iu është askujt e se ministria e Kulturës do të mbetet administruese e patjetërsueshme e parkut të Butrintit.

22 Qershor 2022, 10:15 Nga A.B
Parku i Butrintit, Kumbaro i përgjigjet Metës: Do të mbetet
Ilir Meta

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro iu është përgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta në lidhje me Parkun Kombëtar të Butrintit. Kumbaro deklaron se Parku do t'i mbetet nën administrim shtetit e se nuk hiqet asnjë përgjegjësi ndaj Parkut të Butrintit. Ministrja u shpreh se Butrinti nuk iu është askujt e se ministria e Kulturës do të mbetet administruese e patjetërsueshme e parkut të Butrintit. Po ashtu, ajo theksoi se ministrisë nuk do t'i hiqet asnjë atribut për menaxhimin e parkut. 

REAGIMI I PLOTË I MINISTRES:

Parku i Butrintit, Kumbaro i kundërpërgjigjet Metës: Parku mbetet nën administrimin e shtetit. Shteti nuk heq dorë nga asnjë përgjegjësi ndaj Parkut Kombëtar të Butrintit. E konsideroj këtë deklaratë të pasaktë, të pavërtetë. Shteti nuk heq dorë nga asnjë përgjegjësi kur flitet për trashëgimitë kulturore publike. Edhe nëse në arën e një bujku që është pronë private e bujkut dhe gjatë gërmimeve dalin vepra arkeologjike, ato janë me ligj pronë publike. Në të njëjtin ligj parashikohen dy forma të administrimit: direkte dhe indirekte. Direkte janë forma si parku i Apolonisë, Teatri i Operas dhe Baletit apo të tjera, me varësi nga Ministria e Kulturës. Është edhe një formë tjetër që janë fondacionet që janë e drejtë e çdo institucioni kulturor të pushtetit lokal apo qendror, të krijojnë fondacione kulturore që të tërheqin dhe fonde të tjera. Meqë përmendi Koventën e Parisit të Trashëgimisë Kulturore Presidenti, i kujtoj atij nenin 17 të kësaj konvente i cili thotë: “Neni 17 parashikon se shtetet palë të kësaj Konvente do të konsiderojne dhe inkurajojnë themelimin e fondacioneve ose shoqatave vendase publike dhe private qëllimi i të cilave është të ftojnë donacione për mbrojtjen e pasurisë kulturore dhe natyrore të përcaktuar në nenet 1 dhe 2 të Konventës.” Fondacioni është rasti kur dhurohen para për një destinacion të caktuar kulturor, me qëllime jo fitimprurëse. Butrinti nuk i është dhënë askujt, Ministria e Kulturës mbetet administratore e patjetërsueshme e parkut të Butrintit. Kjo nuk i heq Ministrisë së Kulturës asnjë atribut për menaxhimin e parkut.

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për privatizimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Sipas tij, projektligji nuk është në përputhje e se cënon Kushtetutën. 

Kuvendi kaloi projektligjin për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

mirela kumbaro ilir meta parku i butrintit

Sondazh

Poll