Politike

Raporti i Eurostat, Bozdo: Shqiptari jeton me çerekun e të ardhurave të një evropiani

22 Qershor 2022, 10:07 Nga DOSJA
Raporti i Eurostat, Bozdo: Shqiptari jeton me çerekun e të ardhurave
Enno Bozdo

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ANËTARI I KRYESISË SË PD, ENO BOZDO

Qeveria Rama vazhdon të thyejë rekorde në vend-numëro dhe mbrapa-ecje.
 
Eurostat, në një klasifikim të fundit, e rendit vendin tonë në bisht të Europës në të ardhurat për frymë për vitin 2021.
 
Që do të thotë se mesatarja e të ardhurave të një shqiptari është sa 32 përqind e një qytetari europian. Çka do të thotë: më shumë se tri herë më pak.
 
Shqipëria renditet më poshtë se të gjitha vendet e rajonit duke ndjekur madje edhe vende të pastabilizuara politikisht si Bosnje Hercegovina.
 
Maqedonia është 10 pikë përqindje më lart se Shqipëria.
 
Serbia 12 pikë më lart.
 
Mali i Zi kryeson rajonin, duke shënuar thuajse gjysmën e të ardhurave për frymë të mesatares së BE.
 
Për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për antarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë i duhet plot një Shekull.
 
Edhe në konsumin individual për frymë, që tregon fuqinë blerëse të qytetarëve dhe mirëqenien e një vendi Shqipëria është e fundit.
 
Jemi të parët vetëm në numrin e atyre që braktisin atdheun dhe në propagandën qeveritare.
 
Pra, siç shihet "qentë lehin, por karvani NUK bën përpara". 
 
Shifrat e Eurostat-it e bëjnë me dije fort mirë se kush janë qentë.

VIJON...

Sondazh

Poll