Politike

Refuzimi i Mirakajt, Bardhi: S'e kërkoi mbështetjen time! Në listë ishte emri i Brahimllarit

Gazment Bardhi u shpreh se Mirakaj kishte një listë me deputetët që donin ta votonin dhe aty përfshihej Sali Berisha me mbështetësit e tij.

21 Qershor 2022, 22:24 Nga k.m.
Refuzimi i Mirakajt, Bardhi: S'e kërkoi mbështetjen time! Në
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar moszgjedhjen e Simon Mirakajt në krye të Autoritetetit të Dosjeve. Në fjalën e tij, gjatë emisionit “Top Story”, Bardhi u shpreh se Mirakaj kishte një listë me deputetët që donin ta votonin dhe aty përfshihej Sali Berisha me mbështetësit e tij.

“Berisha kishte urdhëruar vetë me shkrim që të mos jepej asnjë firmë për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike. Miraka ishte i vetmi që vinte nga Shoqëria Civile, i cili kishte zgjedhur vetë emrat e deputetëve, janë të shkruara prej tij, ishte edhe emri i zotit Berisha. Miraka kishte evidentuar të gjithë deputetë që donte ai që të firmosnin ku ishin përfshirë vetëm deputetë që ishin krah zotit Berisha, aleatë dhe deputetë të LSI. Madje në listë ishte edhe emri i Endrit Brahimllarit që nuk është më deputet. Miraka nuk kërkoi mbështetjen tonë në këtë proces. Ne kemi votuar pro të gjitha kandidaturave që vinin nga shoqatat e ish të përndjekurve, ajo që ndodhi në komisionin e ligjeve, u rrëzuan të gjitha kandidaturat e tjera, numri i të përzgjedhurve më shumë se sa vendeve vakante. Ata ishin betuar që s’do të miratonin asnjë dokument, ata rrëzuan të gjitha kandidaturat e tjera. Duhet të jetë opozita që të propozojë kandidaturat. Ne i kemi votuar të dyja kandidaturat. Unë do të mbështesja me votë ata që donin firmën time. Fakti që ai ka 32 vite në listë nuk nënkupton që është i vetmi që vjen nga familje me të përndjekur politik”, theksoi deputeti.

Kujtojmë se socialistët vendosën të rrëzojnë kandidaturën e Mirakajt pasi ai u propozua në Kuvend me firmën e Sali Berishës. 64 deputetë votuan kundër, vetëm 17 pro dhe një abstenoi.

gazment bardhi simon mirakaj

Sondazh

Poll