Art&Argëtim

Protesta tek Teatrit, ambasadorja e Francës viziton artistët qëndrestarë (FOTO)

28 Korrik 2019, 20:17 Nga DOSJA
Protesta tek Teatrit, ambasadorja e Francës viziton artistët

TIRANË- Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, ka qenë sot në sheshin e Teatrit Kombëtar, aty ku prej një viti e gjysmë po protestojnë kundër shembjes së godinës.

Fotot e kësaj vizite janë barë publike nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët shkruajnë se e kanë informuar Ambasadoren për situatën në të cilën ndodhet i gjithë debati.

Sot në Teatër na vizitoi ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Christina Vasak. Ajo vështroi gjendjen e Tearit, bisedoi me disa nga protestuesit që po qëndronin në Shesh në ato momente, dhe u informua për zhvillimet e fundit”, shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture ambasadorja franceze christina vasak protesta tek teatri kombetar shembja e teatrit kombëtar ambasadorja franceze christina vasak protesta tek teatri kombetar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll