Art&Argëtim

‘S’ka pushime këtë verë për mua’, Jonida Vokshi zbulohen detaje nga dasma: Jam shumë e lumtur

28 Korrik 2019, 17:35 Nga DOSJA
‘S’ka pushime këtë verë për mua’, Jonida

Me kalimin e ditëve, afrohet gjithmonë e më shumë dasma e Jonida Vokshit me aktorin dhe producentin e njohur kosovar, Besnik Krapin.

Ajo dhe partneri i saj zbuluan pak javë më parë se në shtator po vjen dasma e madhe duke ndarë edhe detaje lidhur me dasmën.

“S’ka pushime për mua, sepse në shtator vjen një tjetër projekt i rëndësishëm: dasma. Jam shumë e lumtur që përpos dashurisë së publikut të Prishtinës që më dha “O sa mirë”, gjatë xhirimeve pata rastin të njihem dhe me Besnik Krapin, i cili në shtator do të bëhet bashkëshorti im. Në fakt, nuk e kam menduar ndonjëherë, nuk e kam pasur në ëndrrat e mia martesën apo dasmën, ceremonitë apo traditat. Por kjo rrodhi natyrshëm dhe kështu natyrshëm dua të shkojë e gjithë gjëja. Nuk dua asnjë gjë të paramenduar, të ëndërruar, dua gjithçka thjesht e bukur, ashtu siç rrodhi dhe historia ime me Besnikun, deri tani në këtë pikë të finalizuar. Nuk e di si e keni ju kur bëni dasmat: veç e veç apo një të përbashkët. Ne po bëjmë një të përbashkët dhe zakonet duhet të jenë të përbashkëta, por ne do ta bëjmë jashtë zakoneve”, tha ajo.

Lajmi për lidhjen e tyre u mbajt i fshehur për shumë kohë deri në momentin që të dy vendosën që ta pranonin se do të martoheshin këtë verë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz besnik krapi jonida vokshi besnik krapi jonida vokshi

Sondazh

Poll