Art&Argëtim

“Mos i trazoni të vdekurit”, djali i Mihallaq Luarasit  i përgjigjet Ramës: S’ka dashur kurrë që të shembet Tea

28 Korrik 2019, 20:02 Nga DOSJA
“Mos i trazoni të vdekurit”, djali i Mihallaq Luarasit  i

TIRANË-  Djali i regjisorit të njohur Mihallaq Luarasi, Eldon Luarasi i është përgjigjur Kryeminsitrit Edi Rama, në lidhje me debatin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Eldon Luarasi në një reagim për FaxNews, ai ka thënë se e di më mirë se të gjithë amanetit e babait të tij, dhe shton se nuk ka dashur kurrë që Teatri të shembet.

“Mos i trazoni të vdekurit Z. Kryeministër! Nuk mund t’ju përgjigjen dhe nuk mund t’ju kundërshtojnë. Në emër të tim eti, njeriut që i kushtoi jetën Teatrit, po ju bëj me dije se unë i biri, amanetin e tij mbi Teatrin Kombëtar, e njoh më mirë se kushdo tjetër. Në një nga librat e tij im atë ka shkruar: “Varrmihësit nuk dëgjojnë se nuk duan të dëgjojnë. Ata duan të hedhin lopatat e fundit të dheut mbi arkivolin e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar nuk mund të vritet sepse këtë krim mund ta bëjë vetëm një armik i jashtëm, një pushtues që shtien për të vrarë kombin tonë. Sot për sot ne nuk jemi të pushtuar (dhe asnjëherë mos qofshim), prandaj kjo gjëmë është e pamundur.Që prej një viti e gjysmë jam pjesë e Protestës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar fillimisht si qytetar dhe më pas si artist me bindjen se Demokracia e vërtetë mbart vlera të padiskutueshme.”, shprehet Luarasi.

Kryeministri Edi Rama sot në një reagim në Facebook, kishte përdorur një citim të Luarasit, i cili shprehej se ai kërkonte një godinë të re. Të njëjtën gjë Rama e ka bërë dhe me disa artistë të tjerë, ku shumë prej tyre i janë përgjigjur dhe e kanë kundërshtuar. Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture edi rama eldon luarasi mihallaq luarasi shembja e teatrit kombëtar edi rama eldon luarasi mihallaq luarasi shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll