Art&Argëtim

Përbërësit e kremit të diellit, shkaktarët e krijimit të kancerit

28 Korrik 2019, 18:23 Nga DOSJA
Përbërësit e kremit të diellit, shkaktarët e krijimit

TIRANË- Jemi në sezonin e plazhit dhe të gjithë njerëzit vrapojnë të blejnë ku të munden krem kundër diellit, në mënyrë që të mbrohen ka diegiet.

Në këtë artikull Dosja.al ju sugjeron të lexoni disa nga zbulimet që ka bërë shkenca rreth përbërësve të kremit të diellit.

Duke qenë jo origjinal dhe të përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurave këto lloje kremërash mund të krijojnë edhe kancere.

Melanoma është një nga kanceret më vdekjeprurës. Po rritet gjithmonë e më e shumë në mbarë botën. Që nga fillimi i viteve 1990, normat e melanoma në Britaninë e Madhe janë rritur në mesin e çdo grupmoshe.

Vetëm në SHBA, rastet e kancerit të lëkurës janë rritur me rreth 77% gjatë dy dekadave të fundit.

Ekspozimi ndaj rrezatimit UV është shkaku kryesor i formave më të zakonshme të kancerit të lëkurës. Dhe një nga mënyrat më efektive për ta shmangur, sigurisht, është mbrojtja nga dielli.

Çdo herë kur diskutohet për kremin e diellit,  rezultojnë prova të forta se ky krem parandalon kancerin e lëkurës”, thotë Richard Weller, dermatolog i nderit i konsultantit në Universitetin e Edinburgut.

Kjo është arsyeja pse kanceri i lëkurës është në rritje në disa vende, është në rënie në disa vende të tjera veçanërisht tek ato që kanë rritur vetëdijen më të madhe rreth rëndësisë së përdorimit të mbrojtjes nga dielli.

“Kanceri i lëkurës po rritet krahasuar me gjeneratat e vjetra, kanceri po dëmton shumë rëndë çdo njeri që prek dhe mund t’i marri jetën më shpejt sesa mund t’i merrte jetën një njeriu dekada më parë, në vitet e fundit hapat e sëmundjes janë më të shpejta dhe nuk i lënë mundësi njeriut të përmirësohet”-thotë Adele Green, shkencëtare e lartë e grupit të studimeve të kancerit dhe popullatës në Institutin e Kërkimeve Mjekësore të QIMR Berghofer në Australi .

Kjo gjë po ndodh në vendet ku normat po bien, ku investimet më të mëdha në komunikimin e ndërgjegjësimit, si Zelanda e Re, Danimarka, SHBA dhe Australia nuk janë më në nivele të larta si më parë.

Shkencëtarët e FDA kanë shkruar një letër duke u përqëndruar në katër përbërës që gjenden në kremin e diellit, përfshirë edhe oxybenzone, dhe kanë arritur në përfundimin se përthithja e kremit të diellit në trup mund të jetë më shumë se një shqetësim teorik.

Laura Vandenberg, profesoreshë e asociuar në Universitetin e Massachusetts të Shkollës Amherst për Shëndetësi Publike dhe Shkencave të Shëndetit, thotë se shumica e ndërprerësve endokrinorë prekin fetuset dhe embrionet meshkuj.

Marrë dhe përshtatur nga BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim efektet anesore kanceret qe shfaqen kremi kundra diellit efektet anesore kanceret qe shfaqen kremi kundra diellit

Sondazh

Poll