Bota

Tërmet tragjik në Afganistan, vdesin 255 persona e plagosen qindra të tjerë, bilanci pritet të rëndohet

Lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

22 Qershor 2022, 07:31 Nga A.B
Tërmet tragjik në Afganistan, vdesin 255 persona e plagosen qindra
Pamje nga Afganistani

AFGANISTAN- Një tërmet i fuqishëm ka vrarë të paktën 255 njerëz dhe ka lënë qindra të plagosur në Afganistan. BBC  shkruan se lëkundja me magnitudë 5.9 gradë të shkallës rihter e kishte epiqendrën rreth 27 milje (44 km) nga qyteti i Khost, afër kufirit të vendit me Pakistanin dhe kishte një thellësi prej 31.6 milje (51 km). Lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Numri i viktimave e i të plagosurve pritet të rritet pasi ende nuk dihet se sa persona kanë mbetur nën rrënoja. Një zyrtar i qeverisë lokale tha se më shumë se 150 të tjerë ishin plagosur. 

"Fatkeqësisht, mbrëmë pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili vrau dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi. Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme,"- shkroi ai në rrjetet sociale. 

Dëshmitarët raportuan se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad. Qindra prej tyre janë evakuuar pasi banesat e dëmtuara rrezikojnë që të shemben dhe mund të plagosen të tjerë persona. 

termet ne afganistan

Sondazh

Poll