Bota

Albin Kurti u drejtohet qytetarëve në serbisht, kërkon propozimet dhe sugjerimet e tyre

Albin Kurti thotë se ka qenë dhe mbetet prioritet zhvillimi ekonomik, duke shtuar se politikat e qeverisë së tij kanë dhënë rezultate pozitive.

21 Qershor 2022, 23:34 Nga k.m.
Albin Kurti u drejtohet qytetarëve në serbisht, kërkon propozimet
Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u është drejtuar qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë në gjuhën e tyre, ku flet për rezultatet në përmbylljen e tremujorit të parë të vitit të dytë të qeverisjes Kurti.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, Kurti thotë se ka qenë dhe mbetet prioritet zhvillimi ekonomik, duke shtuar se politikat e qeverisë së tij kanë dhënë rezultate pozitive. Kreu i qeverisë përmend dhe ngritjen e pagës minimale, ndërkohë që adreson edhe rritjen e çmimeve në muajt e fundit. Ai thotë se Kosova varet nga importet, duke u shfajësuar për rritjen e çmimeve.


Sot, Kosova dhe Serbia kanë arritur në dakordësimin në lidhje me Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që është inicuar në Bruksel që më 2013. Ky Udhërrëfyes përmban 9 pika dhe parasheh licencimin e kompanisë serbe Elektrosever nga ZRrE-ja.

 

albin kurti

Sondazh

Poll