Bota

Vendoste kamera në dhoma e filmonte klientet femra, hidrauliku pervers kapet “mat” në Angli

The Sun shkruan se perversi Leslie Burton, fshehu pajisje të fshehta në shtëpi ndërsa montonte kaldaja me gaz.

21 Qershor 2022, 23:03 Nga I.A

Vendoste kamera në dhoma e filmonte klientet femra, hidrauliku pervers

ANGLI- Një hidraulik po përballet me burg pasi vendosi kamera sekrete në dhomat e gjumit të grave për të filmuar pamjet intime. The Sun shkruan se perversi Leslie Burton, fshehu pajisje të fshehta në shtëpi ndërsa montonte kaldaja me gaz.

Burton ishte filmuar teksa vendoste kamerën e tij në një kabinet pranë shtratit. Aty ai madje gjen një  lodër seksi, ndërsa në një tjetër shtëpi në Sheffield ai dhuron dhe skena të turpshme.

Ai u kap në një "kamerë dado" të vendosur nga pronarët e shtëpisë për të mbajtur një sy tek fëmijët e tyre të vegjël pas gjumit. Policia arrestoi Burton dhe gjeti "një bollëk" pamjesh shqetësuese në kompjuterin e tij

leslie burton

Sondazh

Poll