Bota

Draghi në mbështetje të Ukrainës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriu për anëtarësimin në BE

Mario Draghi trajtoi çështjen e hyrjes së Kievit në Bashkimin Evropian, duke përmendur dhe dy vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

21 Qershor 2022, 22:46 Nga k.m.
Draghi në mbështetje të Ukrainës, Shqipërisë dhe
Mario Draghi

ITALI- Kryeministri italian Mario Draghi tha se Italia do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës. Në fjalimin e tij në Senat gjatë ditës së sotme, ai foli gjithashtu për zgjerimin e Evropës me vendet e Ballkanit, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas mediave italiane, Draghi më pas trajtoi çështjen e hyrjes së Kievit në Bashkimin Evropian, duke përmendur dhe dy vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

"Italia dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në BE dhe se ajo ka statusin e kandidatit. Italia ishte ndër të parat që e mbështeti këtë pozicion. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në çdo forum ndërkombëtar, i vetëdijshëm se jo të gjitha shtetet anëtare ndajnë këtë qëndrim, por rekomandimi i Komisionit është inkurajues dhe besoj se Këshilli Evropian mund të mbajë një qëndrim konsensual për këtë”, tha Draghi.

 

mario draghi

Sondazh

Poll