Bota

Vuçiç nuk shkon në Bruksel se ka frikë? Këshilltarja: S'dini asgjë për Presidentin dhe politikën e Serbisë

Sot, po ashtu Vuçiç deklaroi në llogarinë e tij në Instagram, se tre liderët e tre vendeve janë pajtuar që pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët respektivë.

21 Qershor 2022, 22:22 Nga k.m.
Vuçiç nuk shkon në Bruksel se ka frikë?
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bisedoi mëngjesin e kësaj të marte përmes një video-konference me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në lidhje me vendimin nëse do të marrin pjesë apo jo në Samitin e 23 Qershorit BE-Ballkani Perëndimor.

Sot, po ashtu Vuçiç deklaroi në llogarinë e tij në Instagram, se tre liderët e tre vendeve janë pajtuar që pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët respektivë në qeveri, që nesër në mesditë ta shpallin vendimin nëse do të marrin pjesë në Samitin e 23 qershorit.

“Unë fola me kryeministrin Rama dhe Dimitar Kovachevskin këtë mëngjes për samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Ne ramë dakord që, pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët tanë, do ta shpallim vendimin nesër në mesditë nëse do të marrim pjesë në këtë takim. Ne gjithashtu shkëmbyem mendime mbi hapat e ardhshëm të nismës sonë Open Balkan – ëine Fair, i cili do të mbledhë verëbërësit më të mirë nga rajoni, si dhe takimin e radhës për të diskutuar një sërë çështjesh me interes për qytetarët tanë dhe për të krijuar lidhje më të mira,“-shkroi Vuçiç.

Ndërsa Suzana Vasiljevic, këshilltare për median e presidentit të Serbisë, ka reaguar ndaj lajmeve se lideri serb dyshohet se është frikësuar nga udhëtimi në Bruksel, sepse atje e presin presione të reja për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ata që thonë se Aleksandër Vuçiç kishte frikë nga sulmet dhe kritikat e dikujt, padyshim që nuk dinë asgjë për presidentin dhe karakterin e tij, e as për politikën e Serbisë”, tha Vasiljeviç për Blic.

Vuçiç edhe më herët gjatë ditës së sotme ka njoftuar se do të konsultohet me liderët e Open Balkans për udhëtimin në Bruksel dhe se është marrë vesh që vendimin ta shpallë nesër. Ndërsa Rama foli që sot, duke u shprehur se nuk do të merrte pjesë, ndërsa vendimin e mori vetë, pa u konsultuar me askënd. 

aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll