Aktualitet

VIDEO- Oficeri i grumbullimit të mjeteve punon nga një furgon, e përdor si zyrë dhe mban procesverbalet brenda

Pas furgonit ndodhen mjetet njëra pas tjetrës. Dhe, për të nxjerrë një mjet duhet që të paguash karrotrecin dhe të lirosh vendin për të marrë makinën që duhet.

21 Qershor 2022, 16:59 Nga F.M
VIDEO- Oficeri i grumbullimit të mjeteve punon nga një furgon, e
Zyra e oficerit në pikën e grumbullimit

TIRANË- Zyra e oficerit në pikën e grumbullimit të automjeteve të sekuestruara në Lundër është një furgon i shkatërruar. Pamjet e publikuara nga Piranjat tregojnë se si oficeri që mban në dorë procesverbalet qëndron brenda një furgoni që e përdor si zyrë. Pas furgonit ndodhen mjetet njëra pas tjetrës. Dhe, për të nxjerrë një mjet duhet që të paguash karrotrecin dhe të lirosh vendin për të marrë makinën që duhet.

“Këtu jemi në Lundër dhe kjo është zyra e oficerit që jep makinat në dorëzim. Kjo është zyra, makina janë të parkuara njëra-pas tetrës dhe në momentin që ke makinën tënde mbrapa, duhet të marrësh karrotrecin me lekët e tua, të hapësh vendin dhe të dalësh. Të gjitha veprimet bëhen nga kjo zyra këtu, kjo është zyra e oficerit që mban procesverbalet e marrjes në dorëzim të makinës dhe jo,”- dëgjohet të thotë personi që e ka filmuar.

zyra e grumbullimit te mjeteve tirane lunder

Sondazh

Poll