Aktualitet

VIDEO/ Çdo gjë e shkatërruar, publikohen pamjet HORROR nga garazhi që u përfshi nga flakët

Siç duket muret janë dëmtuar totalisht dhe dëmet materiale janë të shumta.

21 Qershor 2022, 15:12 Nga F.M
VIDEO/ Çdo gjë e shkatërruar, publikohen pamjet HORROR nga
Makinat e djegura

TIRANË- Pamjet që po shikoni tregojnë garazhin brenda pallatit në Astir që u përfshi nga flakët pas mesnatës së kaluar. Në foto shihen edhe dëmet e shkaktuara në mjetet që ndodheshin të parkuara brenda në garazh. Siç duket muret janë dëmtuar totalisht dhe dëmet materiale janë të shumta.

Zjarri që u aktiivizua ishte i qëllimshem, por nuk dihet nëse është vënë me lëndë djegëse apo ka qenë një sasi tritoli ai që ka shpërthyer fillimisht. Nga zjarri u dogjën katër mjete në total dhe mbetën të plagosur tetë persona. Synimi dyshohet të ketë qenë mjeti i Dritan Llanajt, biznesmenit që ka ndërtuar pallatin ku ra zjarri. Ai është edhe vëllai i Sino Llanajt që u plagos në janarin e vitit të kaluar.

zjarr ne astir dritan llanaj sino llanaj

Sondazh

Poll