Aktualitet

Terrori në lokalin në Lezhë, pushohen akuzat për Rrajën e dy miqtë e tij, prokuroria: S’ka prova

Për rrjedhojë çështja e sulmit me armë e rregjistruar në 13 nëntor 2021 në fshatin Zejmen të Lezhës, është pezulluar duke i kaluar policisë për zbulim autori.

21 Qershor 2022, 15:30 Nga F.M

Terrori në lokalin në Lezhë, pushohen akuzat për Rrajën

LEZHË- Akuzat për nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili u mor i pandehur për sulmin e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në ambientet e një bilardoje në fshatin Zejmen të Lezhës. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNeës se bashkë me Rrajën, akuzat janë pushuar edhe për dy personat e tjerë, Roan Brahimi dhe Alesio Dobruzi. Pas disa muaj hetime, prokuroria, ka dalë në përfundimin se akuzat për tre të rinjtë s’mund të provohen dhe nisur nga kjo situatë ndjekja penale ndaj tyre të pushohet.

Për rrjedhojë çështja e sulmit me armë e rregjistruar në 13 nëntor 2021 në fshatin Zejmen të Lezhës, është pezulluar duke i kaluar policisë për zbulim autori.

Policia shpalli në kërkim tre të rinjtë që shkuan të armatosur në lokalin e Ani Kolës dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, të riun e identifikuar vetëm me iniciale L.M (Kola), i cili më herët ishte konfliktuar me Gj.J, mik i tre të shpallurve në kërkim. Por “shënjestra” nuk ndodhej në lokal në momentin e ngjarjes dhe plani që kishin nuk u realizua.  Të vetmit që ndodheshin brenda, ishin tre të rinj që po konsumonin pije, e nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen.

rrahman rraja

Sondazh

Poll