Aktualitet

Zhdukja e dokumenteve në Kadastrën e Tiranës, Prokuroria nis hetimet

Në njoftimin e bërë nga Prokuroria e Tiranës bëhet me dije se për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumentave” për humbjen apo dëmtime të tjera të regjistrave të kadastrës.

21 Qershor 2022, 15:33 Nga k.m.
Zhdukja e dokumenteve në Kadastrën e Tiranës, Prokuroria nis
Artan Lame

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas deklaratave të kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për humbjen dhe dëmtimet e regjistrave të pronave në kryeqytet. Në njoftimin e bërë nga Prokuroria e Tiranës bëhet me dije se për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumentave” për humbjen apo dëmtime të tjera të regjistrave të kadastrës, e gjitha marrë shkas nga deklaratat publike të Lames, të shtunën e kaluar në një konferencë për shtyp. Më konkretisht hetimi ka nisur për zonat në zhvillim si: Farka, Ndroqi, Shën Gjergji etj.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Tiranës nis kryesisht hetimet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumentave” për humbjen apo dëmtime të tjera të regjistrave të kadastrës Tiranë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke marrë shkas nga deklaratat e bëra në mediat e shkruara dhe audiovizive nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Z. Artan Lame, lidhur me humbjen apo dëmtime të tjera të faqeve të regjistrave të kadastrës, për zonat në zhvillim të Tiranës si Farka, Ndroqi, Shën Gjergji etj, ka filluar kryesisht, hetimet duke regjistruar procedimin penal nr. 4807 datë 21.06.2022, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumentave”, parashikuar nga neni 248 dhe 192/a i Kodit Penal, pa autorë të dyshuar. Lidhur me faktet e sipërpërmendura Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është e angazhuar maksimalisht që të hetojë në drejtim të zbulimit dhe vënies përpara përgjegjësisë penale të çdo zyrtari apo personi të përfshirë në veprimtari të kundraligjshme në dëm të interesave të ligjshme te qytetarëve apo shtetit.

Më 18 qershor, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame ka dalë në një konferencë për shtyp, nga ku tha se nga regjistrat e Kadastrës së Tiranës mungojnë 515 faqe dhe 180 të tjera janë të grisura por, sipas tij, nuk mungojnë as faqet e tjetërsuara. Sipas Lames, përgjegjësi mbajnë të gjithë kryeministrat.

Përmes një raporti të detajuar, për abuzimet dhe shkeljet me pronën në 30 vite në Kadastrën e Tiranës, Lame ka bërë më dije se nga 2342 regjistra në total, vetëm 250 prej tyre rezultojnë të pa dëmtuar. Rreth 2100 regjistra janë totalisht të shkatërruar. Konkretisht, 515 faqe mungojnë tërësisht pasi janë grisur, qindra faqe janë të zëvendësuara, 914 faqe të dubluara, pra e njëjta pasuri është në emër të dy personave, ndërsa 13.000 faqe janë boshe.

Edi Rama ende nuk ka komentuar, ndërsa Berisha reagoi dje. Sipas ish-kryeministrit, Artan Lame tregoi qartë projektin e qeverisë për të vjedhur dhe faktoi se është kriminel i përmasave të paimagjinueshme. Ndër të tjera, ai u shpreh se në vitin 2013 (kur la drejtimin e qeverisë) në Kadastrën e Tiranës është lënë çdo gjë e digjitalizuar, madje dhe me certifikimin e Bankës Botërore.

artan lame kadastra e tiranes tirane

Sondazh

Poll