Aktualitet

Kamerieri shqiptar në Maltë cilësohet si “hero”, i shpëtoi jetën klientes në restorant

Endri Demaj ishte duke punuar në zonën “Ghar Lapsi” në Pieta, kur u informua se një kliente, Patricia Neto, po vdiste nga mbytja në ushqim.

21 Qershor 2022, 15:46 Nga d.a
Kamerieri shqiptar në Maltë cilësohet si “hero”, i
Patricia Neto dhe Endri Demaj

MALTË- Një kamerier shqiptar u cilësua si hero nga mediat malteze pasi raportuan se ndërhyrja e tij i shpëtoi jetën një klienti në lokalin ku punonte.

TV Malta raportoi se Endri Demaj ishte duke punuar në zonën “Ghar Lapsi” në Pieta, kur u informua se një kliente, Patricia Neto, po vdiste nga mbytja në ushqim. Endri nxitoi ta ndihmonte të moshuarën dhe arriti ta shpëtonte nga vdekja.

Gruaja më vonë tha se mendonte se do të vdiste pasi nuk mund të merrte frymë, por fatmirësisht ajo është shpëtuar nga kamarieri shqiptar. Vajza e saj, Carole Khosla, ka falënderuar Endrin përmes një postimi në Facebook.

 “Ti shpëtove jetën e nënës sime dhe unë jam mirënjohëse”, tha ajo. Edhe në rrjetet sociale veprimi i Endrit u vlerësua nga shumë përdorues.

endri demaj patricia neto

Sondazh

Poll