Politike

“Teoria e qenve që lehin…”/ Lubonja për Portin në Durrës: Si gjithmonë prekin ca tela ndjeshmërie nacionaliste

Fatos Lubonja tha se ky takim mes qeverive është një aksion i kryeministrit Edi Rama për të rihabilituar veten në Kosovë, nëpërmjet këtij show.

20 Qershor 2022, 22:04 Nga k.m.
“Teoria e qenve që lehin…”/ Lubonja për Portin
Fatos Lubonja

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbledhjen e tetë e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë, duke mos i kursyer edhe kritikat. Në fjalën e tij, gjatë emisionit "Open", analisti Fatos Lubonja tha se ky takim mes qeverive është një aksion i kryeministrit Edi Rama për të rihabilituar veten në Kosovë, nëpërmjet këtij show.

Lubonja: Kjo mbledhje sikur i kundërshton interpretimet. Unë gjykoj që ky ishte një aksion i Ramës ndaj të gjithë atyre humoreve për të rehabilituar pak veten në Kosovë nëpërmjet këtij shoë dhe kësaj gjuhe patriotike. Sa i përket marrëveshjeve, premtimet e këtyre nuk besohen. Ky humor shpreh një qëndrim politik… S’ka problem më të mprehtë sot se projekti Open Balkan që ka lancuar Rama.

Po ashtu, analisti Fatos Lubonja u tregua kritik për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të cilin u shpreh se ishte pjesë e kësaj shfaqjeje në rolin e një figuranti.

Lubonja: Kjo teoria e qenve që lehin dhe karvanit të Ramës që shkon përpara mirë ka ecur. Ky Albin Kurti që ka VV këtu i dinë apo nuk i din problemet e Shqipërisë. ne kemi 30 vite që nuk kemi bërë dot hekurudhën të shkojmë në Durrës. Ky Albini i din këto apo jo. Lidhur me Portin ka një debat të madh sepse kemi të bëjmë me dy vizione për botën. Albini është nacionalist, Rama neoliberal…Pse duhet Porti i Durrësit, ia japim arabëve të bëjnë kulla, shqiptarët të punojnë kamarierë në qytetin global që do të ndërtojë Rama në Durrës. Tani ky Albini që është në Kosovë a bën hesape apo jo, në këtë Shqipëri që është copë-copë. Kur do të bëhen këto, kur do bëhet ky Porti që na e shet…Ky është problemi për mu. Ata kanë dy vite nuk kanë bërë abetaren akoma…Si gjithmonë prekin ca tela ndjeshmërie nacionaliste…Kosova duhet të ruante gegërishten dhe Shqipëria gjuhën e saj, ruhen kulturat…por kjo është gjë tjetër. Pra lidhur me këtë zhgënjimi është Kurti sepse Rama dihet, të bëhet pjesë e kësaj shfaqjeje në rol figuranti, Kurti vetëm në mbrojtje…

 

fatos lubonja edi rama ne kosove

Sondazh

Poll