Aktualitet

Aksident i rëndë në Belsh, makina përplas motorrin, humb jetën 15-vjeçari (EMRI)

Sipas të dhënave paraprake 15-vjeçari Orgito Musai po udhëtohte me motoçikletën e tij së bashku me një shokun e tij kur është përplasur nga një makinë e drejtuar nga 34-vjeçati T.N.

20 Qershor 2022, 16:05 Nga d.a
Aksident i rëndë në Belsh, makina përplas motorrin, humb
foto ilsutruese

BELSH- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Belsh-Kuçovë afër fshatit Marinës ku për pasojë ka humbur jetën një 15-vjeçar.

Sipas të dhënave paraprake 15-vjeçari Orgito Musai po udhëtohte me motoçikletën e tij së bashku me një shokun e tij kur është përplasur nga një makinë e drejtuar nga 34-vjeçati T.N.

Musai ka humbur jetën në vend ndërsa pasagjeri në motoçikletën e tij është dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:30, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, Orgito Musai, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

orgito musai aksident ne belsh

Sondazh

Poll