Aktualitet

Arrestohet 47-vjeçari në Korçë për dhunë ndaj vajzës së mitur, një vit më parë e ngacmoi seksualisht

Sipas njoftimit të policisë, 47-vjeçari G.XH dyshohet se rreth një vit më parë e ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 12-vjeçare.

20 Qershor 2022, 14:30 Nga d.a
Arrestohet 47-vjeçari në Korçë për dhunë ndaj
foto ilustruese

KORÇË- Policia e Korçës ka vënë në pranga një 47-vjeçar, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll pasi ka dhunuar fizikisht vajzën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, 47-vjeçari G.XH dyshohet se rreth një vit më parë e ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 12-vjeçare.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Xh., 47 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë

policia e korces babai ngacmon seksualisht vajzen

Sondazh

Poll