Aktualitet

Atentati ndaj Aleksandër Sadikajt/ Zbardhen DETAJE TË REJA: Kaloi në Greqi me një të dënuar, nga 2018 s'shkoi më

Aleksandër Sadikaj ka udhëtuar drejt Greqisë me një person që është identifikuar me iniciale M.A., i dënuar për trafik droge.

20 Qershor 2022, 14:56 Nga k.m.
Atentati ndaj Aleksandër Sadikajt/ Zbardhen DETAJE TË REJA: Kaloi
Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e atentatit ndaj Aleksandër Sadikajt në Tiranë, disa ditë më parë ku edhe humbi jetën. Burime për Dosja.al bëjnë me idje se Sadikaj ka udhëtuar drejt Greqisë me një person që është identifikuar me iniciale M.A., i dënuar për trafik droge. Po ashtu, mësohet se Sadikaj ka hyrë për herë të parë në Greqi në vitin 2007, ndërsa nga 2018 nuk ka shkuar më drejt shtetit helen, kjo sipas Policisë për shkak se ka pasur probleme dhe konflikte.

Gjithashtu në dosje, bëhet me dije se 27-vjeçari lëvizte me makina të ndryshme, në pronësi të personave me precedentë kriminalë. Ndaj dhe paraprakisht, pista kryesore ku edhe po dyshohet është se i është vënë tritol për prishje të pazareve të drogës.

Aleksandër Sadikaj u vra në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut. Gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë e tij, u raportua se i gjetën kanabis e antiplumb.

aleksandër sadikaj vritet aleksander sadikaj atentat aleksander sadikaj

Sondazh

Poll