Aktualitet

"Erdha të shoh familjarët", shqiptari arrestohet sapo zbret në aeroportin italian, kërkohej nga autoritetet belge

Ndaj 34-vjeçarit kishte një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet belge për ta ekstraduar. Akuzat që rëndojnë ndaj shqiptarit janë për veprat penale që lidhen me drogën, shkeljet kundër rendit dhe sigurisë publike.

20 Qershor 2022, 15:46 Nga d.a
"Erdha të shoh familjarët", shqiptari arrestohet sapo zbret
Policia italiane

ITALI- Ditën e djeshme në mëngjes, gjatë kontrolleve të zakonshme kufitare ndaj pasagjerëve që vinin nga aeroporti Nottingham-East Midlands, një shtetas shqiptar 34-vjeçar u kap në aeroportin Galilei në Pizë.

Sipas mediave vendase, ndaj 34-vjeçarit kishte një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet belge për ta ekstraduar. Akuzat që rëndojnë ndaj shqiptarit janë për veprat penale që lidhen me drogën, shkeljet kundër rendit dhe sigurisë publike.

Shqiptari, mbajtës i një leje qëndrimi italiane, aktualisht banues në Mbretërinë e Bashkuar, i ndaluar nga Polaria, deklaroi se ishte nisur për në provincën e Pizës për të vizituar familjarët e tij. Ai u shoqërua nga policia drej burgut të Don Boskos në pritje të ekstradimit.

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll