Aktualitet

VIDEO- Kokëulur! Vrasja e Martin Çeços, 'burg' për tre të dyshuarit kryesorë, njëri i bie murit me kokë

Valter e Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo janë tre të rinjtë e dyshuar si autorë të vrasjes. 

20 Qershor 2022, 13:34 Nga A.B
VIDEO- Kokëulur! Vrasja e Martin Çeços, 'burg'
Te ndaluarit

KORÇË- Kokëulur para togave të zeza për të mësuar masën e sigurisë. Këto janë pamjet që vijnë nga Gjykata e Korçës, aty ku kanë dalë tre autorët e vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço, teksa e mbytën me litar dhe e hodhën në rezervuarin e Maliqit, për të fshehur gjurmët e krimit. Valter e Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo janë tre të rinjtë e dyshuar si autorë të vrasjes, ndaj dhe trupa gjykuese ka vendosur sot për ta masën e sigurisë "arrest me burg". 

Dy prej të akuzuarve kanë mbajtur kokën ulur, ndërsa Edlir Mollaj i binte murit me kokë. Gjatë seancës së sotme, dëshmia e Bleti Angjos, sipas avokatit, mund t'i ndryshojë përgjegjesitë. Ai ka rrëfyer se Martin Çeçon e vrau Valter Mollaj për shkak të xhelozisë për një vajzë.

"Valter Mollaj pretendohet se ka pasur marrëdhënie me këtë shtetase. Besoj nga xhelozia. Angjo ka qenë në makinë dhe e kanë parë,"-tha avokati.

Autorët e dyshuar e kanë marrë Çeçon dhe e kanë çuar në rezervuar, ku më pas e kanë vrarë me litar dhe e hodhën trupin në ujë për ta inskenuar si vetëvrasje. E gjitha si pasojë e një femre. Shkak i vrasjes dyshohet se është konflikti për të dashurën e Martinit (kjo e fundit e mitur). Para se të lidhej me Martin Çeçon vajza ka pasur një lidhje me Bleti Angjon, njërin prej vrasësve, e me lidhjen e re duket se ka shqetësuar ishin aq sa prej kohësh kërcënonte Martinin. Ky i fundit ka shkëmbyer fjalë në telefon, duke i pohuar se tashmë vajza i përket atij, duke e paralajmëruar që të mos e shqetësonte. Por kjo situatë, është përshkallëzuar duke nisur një konflikt mes djemve.

Ata e kanë lënë të takohen diku tjetër dhe që pas këtij takimi, që sipas policisë ishte bërë më 12 qershor 2022, ditë kur edhe familjarët kanë humbur gjurmët, ndërsa ishte dëshmia e vajzës mendohet se çoi në arrestimin e Edlir dhe Valter Mollaj dhe ishit të saj. 

bleti angjo martin ceco vritet martin çeço

Sondazh

Poll