Aktualitet

Provimi i matematikës, publikohen përgjigjet e testit dhe skema e vlerësimit

Sipas skemës së vlerësimit, testi i Maturës në total ka 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim.

20 Qershor 2022, 11:12 Nga F.M
Provimi i matematikës, publikohen përgjigjet e testit dhe skema e
Maturantë

TIRANË- Përgjigjet e provimit të Matematikës për gjimnazistët janë publikuar vetëm pak ditë pasi maturantët iu nënshtruar testit për këtë lëndë. Kanë qenë mbi 33 mijë maturantë që kanë bërë këtë provim. Sipas skemës së vlerësimit, testi i Maturës në total ka 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim.

Si çdo vit, edhe këtë qershor, tezat e provimeve kanë bërë xhiron e rrjetit ndërkohë që nxënësit po testoheshin. Sot është publikuar edhe testi i lëndës së Gjuhës Shqipe në një kohë që nxënësit ishin ende në provim.

provimi i matematikes matura 2022

Sondazh

Poll