Aktualitet

Provimet e klasave të 9-ta, del teza e Gjuhës Shqipe 15 minuta pas nisjes së testimit

Në rrjete sociale janë publikuar fotografitë e njërës prej tezave. Kjo tregon se nxënësit kanë arritur të fusin celularët në klasë.

20 Qershor 2022, 10:23 Nga A.B
Provimet e klasave të 9-ta, del teza e Gjuhës Shqipe 15 minuta pas
Teza

TIRANË- Vetëm 15 minuta para se të niste provimi i minimaturës, teza e provimit të Gjuhës Shqipe ka dalë në rrjet. Në rrjete sociale janë publikuar fotografitë e njërës prej tezave e fotografuar nga nxënësit që mesa duket janë futur brenda me telefona. 

Sot, rreth 31350 minimaturantë janë duke iu nënshtruar testit të provimit të parë të detyrueshëm, atij të lëndës së Gjuhës shqipe. Të përfshirë në proces janë rreth 6000 mësues.

Provimi zgjat rreth 2 orë e 30 minuta dhe nxënësit që përfundojnë klasat e nënta duhet të paraqiten një orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit në shkollë. 

provimi i minimatures

Sondazh

Poll