Aktualitet

Në gjendje të dehur, 40 vjeçari në Vlorë plagos motrën me thikë

28 Korrik 2019, 09:28 Nga DOSJA
Në gjendje të dehur, 40 vjeçari në Vlorë plagos

VLORË- Një 40 vjeçar është arrestuar, pasi ka plagosur me thikë motrën e tij. I arrestuari është shtetasi me iniciale, S. C., rreth 40 vjeç, i cili në gjendje të dehur ka plagosur me thikë, motrën e tij, shtetasen me iniciale A.C. Policia ka shoqëruar menjëherë shtetasin S.C dhe po vazhdojnë proçedurat e mëtejshme për arrestimin e tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 04:40, në fshatin Kërkovë të Vlorës, dyshohet se shtetasi S. C., rreth 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës “thikë” motrën e tij A.C.

Dyshohet se shtetasi S.C ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike por po punohet për sqarimin e rrethanave.

Policia ka shoqëruar menjëherë shtetasin S.C dhe po vazhdojnë proçedurat e mëtejshme për arrestimin e tij.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 40 vjecari plagos motren plagosje me thike vlore 40 vjecari plagos motren plagosje me thike vlore

Sondazh

Poll